KORÇË - Në pikën kufitare të Kapshticës, mëngjesin e sotëm, është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh. Pas disa orësh pune intensive për të dyja palët, mësohet se situata është normalizuar.
Raportohet gjithashtu se rradha e automjeteve të ishte e gjatë mbi 300m në të dy anët e kufirit. Sipas të dhënave paraprake shtetasit që kanë hyrë në territorin shqiptar janë 4778 ndërsa kanë dalë 2551 të tjerë, kurse raporti i automjeteve është 1282 që kanë hyrë dhe 668 automjete të tjera që janë larguar drejt shtetit fqinj grek.
Në pikën kufitare të Kapshticës mësohet se pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa ajo greke punon me 2 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Arsyeja e këtij bllokimi të lëvizjes në doganë mendohet të jetë fluksi i madh i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për kremtimin e festës së Shën Mërisë.
Festa e Shën Mërisë, pas Pashkës së Madhe, është festa më e rëndësishme për besimtarët e krishterë ortodoksë. Kjo festë kremtohet çdo 15 Gusht.

(Në foto: Pamje nga radha e krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës)

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com