Një 42-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasditen e sotme në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë.
 
Mësohet se 42-vjeçari A.D nga Bilishti, po punonte me vinçin e tij për të rimorkiuar një makinë të djegur rreth 1 km larg doganës, në territorin grek.
 
Por gjatë punës, vinçi është përmbysur dhe për pasojë 42-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja është regjistruar në territorin grek ku një mjet vinç ka kaluar kufirin për të marrë rimorkion e një mjeti tjetër i cili ishte djegur aksidentalisht.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com