Një gomone me 8 persona në bord, që kishin vizituar Karaburunin, ka pësuar defekt në motor në det të hapur, rreth 3 milje në jug të Kepit të Gjuhëzës.

Anija "Bora" e Forcës Detare ka ndërhyrë menjëherë për ti dhënë ndihmë gomonës së bllokuar, duke shmangur një tragjedi në ujërat e Jonit. Gomonia është në pronësi të Arian Xhaferrajt. Pushuesit ishin nisur rreth orës 10 nga porti i Vlorës dhe kishin vizituar plazhet përgjatë Karaburunit. Mes pushuesve kishte edhe gra dhe fëmijë.

Anija e Forcës detare rimorkion gomonen në Vlorë dhe 8 personat mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com