Karaj: Me 3 autobuzë, mjekët të
diagnostikojnë kancerin në vend

Karaj: Me 3 autobuzë, mjekët të<br />diagnostikojnë kancerin në vend
TIRANË – Në emisionin “Urbanika” të tv “A1Report!”, onkologu i njohur Agim Karaj ka ngritur shqetësimin e përmasave në rritje të kancereve në Shqipëri, veçanërisht të atij të gjirit.

Njëherësh, ai ka propozuar, se shifrat mund të ulen nëse kanceri parandalohet në kohën e duhur, në fazën fillestareme mbështetjen e shtetit, i cili nëse investon siç duhet, e afron shërbimin e diagonostifikimi tek të sëmurët.
 
Sipas tij, në rastet që ai trajton, kanceri në pjesën më të madhe është zbulim i rastit dhe ndërhyrja është e vonuar.
 
Por, në kushtet kur është duke po mendohet të zbatohet mjekësia falas, prof.Karaj sugjeroi që nëse shteti do të vendoste qoftë edhe vetëm 3 autobuzë falas me mamografë, që do lëviznin nëpër Shqipëri për fushata falas diagnostimi - depistim aktiv -  do të zbuloheshin më shumë gra të prekura nga kjo sëmundje dhe po ashtu, jeta e tyre do shpëtohej në kohë.
 
Autobuzët me mamografë do të ishin të nevojshëm të viheshin në lëvizje njëherë në 6 muaj në veri, në jug, në Shqipërinë e mesme dhe gradualisht, popullata do sensibilizohej; edhe gratë e varfra të zonave rurale do të hynin në to për t’u vizituar falas.
 
Propozimi i prof.Karajt erdhi pas një debati që u zhvillua në “A1Report” jo vetëm ndërmjet mjekëve onkologë, por edhe ambientalistit të njohur Sazan Guri, që i shihet rrënjët e kësaj sëmundjeje tek ndotja e madhe në vend.
 
Guri madje kërkoi që për sëmundjet kancerogjene të niste mbledhja e statistikave, pasi ato mungojnë plotësisht. Dhe arsyeja pse mungojnë, tha ai, është se statistika është studim, është para, dhe zyrtarët nuk duan t’i japin ato falas.
 
Ai e ilustroi këtë më faktin se ka kërkuar shpesh statistika të përhapjes së mbetjeve të rrezikshme apo mbetjeve spitalore në vend në Ministrinë e Energjitikës, por ato asnjëhërë nuk iu dhanë, sepse zyrtarët preferonin t’i mbanin në sirtare e t’i shisnin të dhënat.
 
Nga ana tjetër, aty për ty, Guri bëri një përllogaritje të operacioneve për kancerin që kryhen në Shqipëri. Vetëm në QSUT, në një ditë bëhen 7-10 operacione për kancerin; po të tilla bëhen edhe në klinika private, edhe në spitalet e rretheve. Afërsisht, 40 operacione në ditë vetëm për kancerin e gjirit janë alarmantë për një vend si Shqipëria, ndaj duhet vepruar urgjentisht.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Revista amerikane ‘Skift’: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore

Revista amerikane ‘Skift’: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore