E ardhmja e Partisë Demokratike duket e errët për avokatin Leonard Karaj. Gjatë bisedës në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thekson se nëse nuk ndryshojnë emrat në parti, s’ka dritë në fund të tunelit. Karaj ka bindjen se Berisha nuk do të largohet në asnjë formë sepse mund ta heqë vetëm Perëndia ose mendja e tij, por duhet të largohen me doemos figura si Vokshi e Noka.

“Në rast se pas 23 majit në PD nuk ndryshon në emër, mbiemër dhe pastaj në ide e qasje, mënyra e konceptimit dhe drejtimit të asaj partie, unë nuk shoh dritë në fund të tunelit për atë forcë politike. Nuk po them që unë do të largohem që aty, jam militant i bindur i asaj partie, nuk kam çfarë të bëj më, e them me krenari e bindje, por kam një lloj droje dhe inati të përbrendshëm pse duhet të mos ndryshojë ajo parti. Po e them qartazi, në qoftë se pas 23 majit, e bëj hallall z. Berisha se atë nuk do ta heqë kurrkush, atë do ta heqë vetëm mendja e tij dhe Perëndia, ndryshe nuk ndodh aty, në mënyrën më absolute të mundshme, por nëse aty do të jetë prapë Albana Vokshi, nëse do të vazhdojë që prej 2007 kur është zgjedhur kryetare e gruas, nëse do të jetë prapë kryetare e gruas, nëse do të jetë prapë Flamur Noka apo të gjithë të tjerët, nuk shoh dritë në fund të tunelit”, tha Karaj.


Lajmi kryesor:

Revolta në PD, Muçollari: Sqarimi brenda partisë, s’e ka luksin për përjashtime! Karaj: Paradoksale, Berisha kërkon anëtarësime, por bën spastrime!