Në përfundim të punimeve, të cilat u mbyllën më shpejt seç ishte parashikuar për shkak të dhunës së shkaktuar nga opozita, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro rizgjedhjes së Denar Bibës si anëtar të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe emëroi Diana Dervishin si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Një pjesë e votimeve u kryen pa praninë e opozitës, sepse deputetët e Partisë Demokratike braktisën sallën e Kuvendit

Votimet:

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”.

79 vota pro/ 1 votë kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.

77 vota pro/ 2 vota kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.

78 vota pro, 1 votë kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.

79 vota pro, 2 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.

4 vota pro/ 79 vota kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”

Denar Biba 75 vota pro, 0 abstenim, 5 kundër

Eldian Balla 71 vota kundër, 3 vota pro, 5 abstenim

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”

Diana Dervishi 74 vota pro, 4 vota abstenim, 1 votë kundër

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”

Deputetja Aulona Bylykbashi largohet nga sekretare e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale 78 vota , 1 votë kundër

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”

Deputetja Aulona Bylykbashi caktohet Anëtare te Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike


Lajmi kryesor:

Minuta e heshtjes për 2 prillin që provokoi opozitën! Sherr në Kuvend, Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! PS kalon në votim pas 6 orëve