Kryetari në detyrë i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj njofton se po evidentohet lista e pensionistëve kryefamiljarë në qytet dhe në fshatra, të cilët nuk kanë pranë asnjë fëmijë për t’i ndihmuar dhe që do të asistohen me shërbimet e nevojshme deri në rikthim të situatës normale. Gjithashtu, ai thotë se po ashtu, po përgatitet lista e pensionistëve të vetmuar në çadra dhe kontenierët ku janë strehuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Në vijim të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, bashkia Durrës po punon për zbatimin e nismës së qeverisë për të shmangur daljen e pensionistëve nga shtëpitë. Është duke u evidentuar lista e pensionistëve kryefamiljarë në qytet dhe në fshatra, të cilët nuk kanë pranë asnjë fëmijë për t’i ndihmuar dhe që do të asistohen me shërbimet e nevojshme deri në rikthim të situatës normale. Po ashtu, po përgatitet lista e pensionistëve të vetmuar në çadra dhe kontenierët ku janë strehuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ndërkohë për të gjithë të moshuarit që trajtoheshin në Qendrën Ditore të të Moshuarëve është shpërndarë ushqimi deri në datën 23 mars. Ftojmë qytetarët që të kujdesen për të afërmit e tyre të moshuar duke i mbajtur brenda shtëpive si edhe të ofrojnë ndihmë brenda mundësive dhe rregullave të vendosura për çdo të moshuar pranë vendbanimeve të tyre" shkruan ai.