‘Karaten e nisa se më tha trajneri i futbollit’, kampioni i Shqipërisë: Kosova më mohoi mbështetjen (VIDEO)

Kur ishte 14 vjeç as e conte nëpër mend që të merrej me karate, aq më pak të bëhej kampion. Orges Arifi thjesht iu bind këshillës së tranierit të tij të futbollit dhe sot pas 11 vjetësh është kampioni kombëtar për të rritur në karate

“Të merrem me karate kam filluar që nga mosha 14-vjeçare. Para kësaj kohe luaja futboll dhe nuk kisha ndërmend të merem me karaten. Mirëpo një ditë gjatë seancës stërvitore të futbollit trajneri më këshilloi që të merresha me karate.”

Deri para një viti e gjysmë Arifi përfaqësonte Kosovën, por thotë se mungesa e mbështetjes e detyroi të kalonte me Shqipërinë.

“Unë isha përfaqësues i Kosovës me të cilën arrita të fitoj shumë medalje të vlefshme. Mirëpo fatkeqësisht disa persona të caktuar nuk mi vlerësuan rezultatet. Në momentin kur kisha nevojë më shumë për përkrahje ajo mungoi në mënyrë të qëllimshme. Në këtë mjedis ishte e vështitë për të bërë para dhe vendosa të përfaqësoj Shqipërinë. E mbroj çdo ditë me shumë nder dhe kënaqësi.”

Nga data 12 mars Arifi do të përfaqësojë Shqipërinë në Turqi në lojrat e rëndësishme Premier League, në të cilat synon të fitojë një medalje.

“Premier League është nga garat më të larta botërore ku marin pjesë 64 garues. Është nivel jashtëzakonisht i lartë. E veçantë është se do të jetë aktiviteti i parë pas 1 viti për shkak të pandemisë. Gjithashtu pata një lëndim shumë të rëndë dhe më ndihmoi ndërprerja. Objektivi për këtë garë është i qartë, të fitojë një medalje.”

Në fund 25-vjeçari deklaron se synimi i afërt është të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit.

“Qëllimi im si sportistë është që të shpallem kampion bote për të rritur. Gjithashtu të grumbulloj pikët e duhura për Lojrat Olimpike Tokio 2021.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?