TIRANË - U përfshi në skandalin e tregtimit të naftës Virxhin duke shmangur zhdoganimin, Gjykata e Apelit të Vlorës lë në burg ish numrin dy të doganave Lula Njebza.

Vendimi i gjykatës u dha këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, pasi Njebza kish kërkuar lirin. Kërkesa e saj u rrëzua duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg të dhënë dy javë më parë nga shkalla e parë.

Sipas hetimeve të akuzës ish zv.drejtoresha e doganave ka bashkëpunuar me biznesmenin Alban Xhillarri duke favorizuar këtë të fundit të shmangi taksën doganore për naftën.


Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)