Karçanaj: Receta e rimbursueshme kundër COVID-19, elektronike në e-Albania

TIRANË- Menjëherë pas vendimit të qeverisë për rimbursimin 100% të paketës së barnave për të prekurit nga COVID-19, implementohet shërbimi i ri online, në e-Albania, ai i cili do t’i pajisë pacientët elektronikisht me recetën e mjekimit kundër Sars-Cov 2.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila përmes postimit të një video sqaruese, në rrjetin social “Facebook” informon qytetarët sesi të aplikojnë online për përfitimin e këtij shërbimi.

“Receta elektronike për rimbursimin e ilaçeve ndaj Covid-19 merret tashmë në e-Albania. Aplikoni në e-Albania dhe përfitoni 100% falas paketën e barnave për trajtimin ambulator në banesë”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t.

Karçanaj i kujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe ta plotësojnë formularin elektronik në e-Albania, në zbatim të VKM-së për rimbursimin e paketës së barnave për trajtim ambulator në banesë, për të diagnostikuarit me COVID-19, në mënyrë që të jenë përfitues.

“Kujdes! Vetëm për pacientët, që rezultojnë pozitiv me COVID-19, pas bërjes së tamponit dhe kur mjeku i familjes konfirmon nevojën për mjekim. Kodi i recetës është unik për çdo pacient, që e ka detyrim paraqitjen e recetës tek farmacisti për të përfituar nga 2 skemat e barnave me rimbursim, sipas përshkrimit të mjekimit nga mjeku i familjes”, thekson drejtoresha e AKSHI-t, në statusin e saj, në facebook.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari