Karçanaj: Vërtetimet e kontributeve, mbi 20 vite kohë të kursyera për të punësuarit dhe vetëpunësuarit

Karçanaj: Vërtetimet e kontributeve, mbi 20 vite kohë të kursyera për të punësuarit dhe vetëpunësuarit

Foto Ilustruese

TIRANË- Disa nga shërbimet më të përdorura në e-Albania mbeten ato të Sigurimeve Shoqërore, që u mundësojnë qytetarëve të verifikojnë në kohë reale kontributet e paguara, për llogari të ligjit të Sigurimeve. 

“Në e-Albania, si të punësuarit edhe ata që paguajnë kontribute vullnetare apo të vetëpunësuarit në bujqësi kanë akses të menjëhershëm për të kontrolluar kontributet e paguara nga vetë ata ose nga punëdhënësi i tyre. Falë mundësisë që e-Albania u ofron qytetarëve për të verifikuar në kohë reale kontributet e deklaruara dhe të paguara, sot në platformë regjistrohen mbi 182,033 aplikime online vetëm për të marrë vërtetimet e sigurimeve shoqërore”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

 

Sipas saj, shërbime të tilla jo vetëm lehtësojnë qytetarët për të mos shkuar në zyrat e shtetit, por krijojnë mundësi të reja për të verifikuar kontributet e derdhura nga punëdhënësit e tyre, thjesht dhe shpejt, përmes llogarive personale në e-Albania. 

“3 vërtetime online, që qytetarët të mund të kontrollojnë në e-Albania, kontributet e paguara të Sigurimeve Shoqërore, duke u eliminuar një ‘barrë’ të madhe, sikurse është kursimi i mbi 20 viteve kohë në radha apo ecejake në zyrat e ISSH-së”, vijon Karçanaj.

Duke e cilësuar edhe si një nga shërbimet e suksesshme, pasi u erdhi në ndihmë qytetarëve sidomos gjatë periudhës së karantinës, Drejtoresha e AKSHI-t thekson se meritat i takojnë qeverisë, për punën e pandalur në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike.  

“Rreth 95 mijë aplikime online regjistrohen vetëm në 2020-n, vitin më të vështirë ndonjëherë, kur megjithatë qytetarët u shërbyen shumë normalisht nga e-Albania, e cila mundësoi ofrimin e shërbimeve publike në çdo orë të ditës, 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, duke i ofruar qytetarëve, mundësi për të aplikuar online nga zyra, shtëpia, smartfoni apo kompjuteri”, përfundon Drejtoresha Karçanaj.

Vërtetimi për pagimin e kontributeve për individin dhe të sigurimeve shoqërore; Vërtetimi i pagesës së kontributeve vullnetare dhe vërtetimi i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi gjenerohet në e-Albania në moment, me vulë elektronike, për çdo të punësuar apo të vetëpunësuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut