BALLSH - Vrasja e 46 vjecarit, Kudret Kume, ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli në qelitë e burgut te Nigritas në Greqi, rikthen edhe një herë vëmendjen tek të burogosurit shqiptar në vëndin fqinj.

Të afërmit e tyre në Shqipëri pas kësaj ngjarje ndihen të frikësuar, ndërsa një ndër to është edhe nëna e Alket Rizait, një personazh i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, i cili është kthyer edhe në simbol të qëndresës së të dënuarve shqiptarë ndaj diskriminimit në qelitë helene.

Donika Rizai rrëfen për kameran e A1 Report se pas vdekjes në mënyrë makabre të 46 vjeçarit, Kudret Kume, ndihet tepër e shqetësuar për jetën e të birit.
 
“Tani me këto që kanë ndodhur dhe kam frikë se ja si u bë ai, që të arrijë edhe thonjtë e këmbëve dhe të duarve, dhe ato gjëra të papara, të padëgjuara, dhe të tillë torturë që i kanë bërë fierakut nuk kam dëgjuar.” tha Donika Rizai 

E moshuara ndër të tjera rrefen se Alketi e njihte, Kudret Kumen, ndërsa ka dhe një mesazh për të birin. 

“Më tha jmua është nga anët tona, por ishte shumë djalë i urtë, shumë djalë i qetë. Unë kam një mesazh, Alketi të qëndrojë ashtu siç ka qëndruar, këto 15 vjet, i qetë, të keqen mami, dialog me shokët, mos u mërzit, ki durim, kështu i kam thënë edhe mbrëmë kur fola” përfundoi Donika Rizai 

Ndërkohë nëna e Alketit ndërsa pretendon për pafajsinë e të birit nuk kursen akuzat karshi drejtësisë greke për diskrimin të shqiptarëve.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)