GREQI - Është shtyrë për ditën e martë seanca gjyqësore nga 8 gardianëve të burgut të Nigritas në Greqi. Seanca pritej që të mbahej ditën e sotme. Gardianët akuzohet për torturat ndaj shqiptarit Ilia Kareli, gjë që çoi në vdekjen e tij në qelinë e burgut të Nigritas.
Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, është mësuar se 42-vjeçari u rrah egërsisht nga 4 ish-komando. Prokurori në Serres Gjeorgji Toutonutzi tha se “U bëj thirrje të gjithë të akuzuarve, të kërkoni falje nesër”.
Prokurorët në Selanik thanë se ish-komandot përdorën arte marciale mbi Karelin, kur ai ishte i lidhur pas shpine, ndërsa gardianët “special” u filmuan në korridor, duke përgatitur dhomën e torturës.
Në dëshminë e njërit prej komandove thuhet se “Teksa e godisja, e dallova që ndihej keq. E goditëm të gjithë, por nuk donim ta vrisnim, nuk ishim pa zemër.”
Nga ekspertiza rezultoi se Kareli u qëllua në kafazin e kraharorit që ishte copëtuar, ndërsa u godit në shpinë dhe në thembrat e këmbëve me një kamxhik të improvizuar me një leckë të lagur dhe të lidhur nga të dyja skajet.
Lajmi u publikua fillimisht më 4 prill.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com