Në protestën e 20-të të zhvilluar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, u shfaq një karikaturë satirike, që ironizonte deputetin socialist Ardit Bido, duke nënkuptuar se ai ka përdorur origjinën e tij për të përfituar pushtet dhe favore.
Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bido ka theksuar se karikatura është prodhuar nga një faqe në Facebook me emrin ‘Opinion Himara’ e eurodeputetit Fredi Beleri, me qëllim për ta sulmuar.
Bido nënvizoi se origjina e tij është nga Labëria, teksa shtoi se nuk do të reshtë së foluri për plagën kombëtare të Çamërisë, pavarësisht nëse sipas tij, disave u djeg kjo gjë.
Reagimi i Ardit Bidos:
Shihni vorioepirotistët e protestës
Kanë nxerr një karikaturë të prodhuar nga Opinion Himara e Fredi Belerit për të më sulmuar. Jeni të qartë që tezat vorioepirotiste i keni mes jush?
Për këdo që interesohet: nuk kam jetuar asnjëherë në Greqi e nuk kam bërë asnjë shkollë greke, nga “Hasan Tahsini” në Sarandë te Universiteti i Tiranës më gjeni
Cili është problemi? Që jam lab 24 karatsh e kam folur, flas, e për inat të kujtdo, do vijoj të flas për plagën kombëtare të Çamërisë
Nëse kjo i djeg Çanit, Belerit, Muçit, Qorit dhe të infiltruarve të tyre në protesta, aq më bën! Ama, sa keni këta në krah, më keni KUNDËR!!!
-
KY BIDEJA VETË E KRUJTI ME PROTESTUSIT DUKE ALUDUAR DHE BËRË FOTOGRFI ME GBT ME AUTOBUZ SIKUR KISHIN ARDHUR NGA GREQIA, PASTAJ NA I NZORËN MAKINA ME TARGA SERBE, PASTAJ THANË IRANI..... HALE BIDEJA ËSHTË NJI PIJANEC SISTEMATIK RAKIE.... PO TI BËSH ANALIZAT DEL I ALKOLIZUAR.... DHE NË STUDIO KUR FLET DUKET QË I MLLEFOSUR E I MALLOSUR....
Përgjigju -
Nuk e kuptoj ku flet ti për Çamërinë?në kafene?si i ftuar në ndonjë studio televizive pa vlerë?apo e ke ngritur çështjen në parlamentin Shqipëtar?Unë si Shqipëtar që jam nuk ju kam degjuar ndonjë herë të flisni aty ku duhet,pra në parlament ose qeveri.Prandaj i dashur hajdut deputet i Republikës së Shqipërisë mos na merr për dele në 2026,mjaft është mjaft.Ik dhe ngrije çështjen kombëtare Çame në Parlamentin Shqipëtar atëherë do të përulem aktit tënd patriotik.
Përgjigju -
Fajin e keni ju me ministrite përkatese të lini plehra si fredi plehreri të kete qendra shantazhi dhe informacioni me flamuj grek në Shqipëri !!!!
Përgjigju -
Shesim Bide pak te perdorur max kane dhjere 15 vjet komunistat dhe bidohaleja eshte produkt i tyre
Përgjigju -
Kjo situate tregon se ne proteste nuk mer pjese populli shqiptar por berishistet e saliut te lidhur me falangat greke, sebe dhe albinin. Nuk e rezoni dot Ramen nje 97 e dyte nuk ka per te ndodhur .Shume shpejt protesta do te shuhet
Përgjigju











Komente
Komento