VENECIA - Tashmë vizitorë vendas nga e gjithë bota kanë pushtuar Venecian për të shjuar atmosferën festive të Karnavaleve në qytetin romantik. Kjo festë në vetvete përbën një sinonim me argëtimin, ngjyrat, muzikën dhe vallëzimin.

Qindra gondola mbushën kanalet e ngushta të qytetit në ujë, ku dhanë një paradë me maska dhe kostume shumë ngyrëshe. Duke kaluar përmes rrugicave karakteristike të Venecias vizitorët janë në kontakt me historinë e mrekullueshme të këtij qyteti deri në sheshin San Marco.

Është fantastike të përjetosh karnavalet më të famshme në botë u shpreh një turist. Gjithashtu një tjetër vizitor u shpreh, se është me të vërtetë mahnitëse t’i perjetosh personalisht këto maska elegante dhe të bukura, që zakonisht ne i shohin vetëm në televizion.
Përdorimi i maskave në Venecia kanë një histori të veccantë. Dokumentet e para të cilat përmendin përdorimin e maskave gjenden rreth shekullit të 13, të cilët përshkruajnë praktikimin e goditjes së grave me vezë nga burra të maskuar, e cila u ndalua nga këshilli i Venecias me ligj në Maj 1268.
Me kalimin e kohës festimet e Karnavaleve reflektonin eventet historike Veneciane. Gjithashtu ndër eventet e ndryshme të festimit të karnavaleve Gran Ballo della Cavalchina në Teatro La Fenice konsiderohet si më spektakolari dhe ekskluzivi i ballove me maska Veneciane.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com