Dy flamuj të cilët janë përdorur nga Presidenti i Amerikës John Kennedy në Zyrën Ovale dhe një nga karriget e tij lëkundëse janë shitur në anakand për 513 mijë dollarë.
Karrigia dhe flamujt janë pjesë e një koleksioni me gjëra të ndryshme të përdorura nga Presidenti i ndjerë dhe u blenë nga një koleksionist anonim.
Pajisjet u shfaqën gjatë ankandit të mbajtur të shtunën në Dallas me rastin e 50-të vjetorit të vrasjes së Presidentit të 35-të të Amerikës në këtë qytet.
Sendet deri tani kanë qenë në pronësi të Dean William Rudoy, vullnetar në fushatën presidenciale të Kennedit në vitin 1960.
Karrigia ishte në zyrën e Evelyn Lincoln, sekretarit personal të Kennedit dhe shpesh ishte transferuar në zyrën ovale të presidentit, i cili vuante nga dhimbjet e shpinës.
Ai kishte përdorur karrigen në takime që zgjatnin për orë të tëra.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com