Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore

Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore

Kadri Pala, karrocieri i vetën në Prizren

Kadri Pala, i vetmi karrocier në këtë qytet i cili i ndjek gjurmët e gjyshit dhe babait të tij, për Anadolu Agency (AA) tha se karrocat në të kaluarën janë përdorur nga personalitetet e shquar të qytetit nëpër rrugët historike të Prizrenit

Tradita e karrocës për shëtitje me kalë në Prizren të Kosovës, e cila është në prag të zhdukjes po mbahet gjallë prej tre brezash nga familja Pala që rreth një shekull e ushtrojnë këtë profesion. Karroca që del në shëtitje nëpër rrugët me kalldrëm të sheshit Shadërvan në qendër të qytetit, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe huaj.

Kadri Pala, i vetmi karrocier në këtë qytet i cili i ndjek gjurmët e gjyshit dhe babait të tij, për Anadolu Agency (AA) tha se karrocat në të kaluarën janë përdorur nga personalitetet e shquar të qytetit nëpër rrugët historike të Prizrenit.

Ai theksoi se për shkak të krizës ekonomike pas luftës në Kosovë, ai i është kthyer profesionit të babait të tij dhe se është i kënaqur nga potenciali në rritje i turistëve në Prizren. Pala thotë se këtë profesion që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij e vazhdon me kënaqësi.

"Në periudhën kur nuk ka pasur automjete, babai im ka transportuar njerëzit e mëdhenj (personalitetet e shquar të qytetit). Përdorej për të sëmurët, në ceremonitë e synetit dhe martesave", u shpreh ai

Ai më tej tregon se karroca tashmë është shndërruar në simbolin e qytetit dhe se të paktën çdo turist që e viziton qytetin fotografohet, duke shtuar se me karrocën ai ka shëtitur edhe personazhe të rëndësishme edhe si Princi Charles.

Pala shpjegon se me karrocën ai i shëtit turistët për rreth gjysmë orë në vendet e rëndësishme historike të qytetit.

"Më parë kishte 7-8 karroca. Më pas dalë ngadalë u zhduk, por ne e ruajtëm karrocën. I shpjegoj veprat si Sinan Pasha, Namazgjau", tha Pala.

Marrë nga Anadolu Agency

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë