KAS rrëzon ankimin e PS-së, i hapet rruga kandidimit të Gjergj Mërkurit si i pavarur në Sarandë

KAS rrëzon ankimin e PS-së, i hapet rruga kandidimit të Gjergj Mërkurit si i pavarur në Sarandë

Gjergj Mërkuri

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të mos regjistruar si kandidat të pavarur Gjergji Mërkurin në Sarandë. KAS vendosi sot moskalimin për shqyrtim të kërkesës së PS-së për mosregjistrimin në zgjedhjet të Gjergji Mërkurit.

‘KAS përfundon shqyrtimi i kërkesave ankimore ndaj vendimeve të KZAZ-së nr. 71 dhe KZAZ-së nr. 82 Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë. Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese.’- njofton KQZ.

Partia Socialiste depozitoi në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një ankimimin përmes së cilit kërkonte mosregjistrimin në zgjedhjet vendore të kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri. Në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji thuhej se Gjergji Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve dhe për këtë arsye PS kërkon që të mos futej në garën elektorale të 14 majit.

Kandidimi i Gjergj Mërkurit ka sjellë akuza mes tij dhe PS. Pak ditë më parë, Mërkuri akuzoi Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë. Mërkuri tha se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë