TIRANE - Ka filluar suksesshëm emisioni “Kasketa” i Kastro Zizos në televizionin A1 Report, duke arritur një shikueshmëri shumë të lartë. I ftuari i tretë i “Kasketës” ishte analisti Henri Çili, pas Shpëtim Nazarkos dhe Arian Çanit.

Është vetëm puntata e tretë, por origjinaliteti, spontaniteti dhe natyra ndryshe e moderatorit Zizo dhe emisionit ka tërhequr vëmendjen e shumë teleshikuesve.

Gjatë bashkëbisedimit “live” Çili ka rrëfyer të fshehtat e tij që nuk i ka përmendur asnjëherë më parë, për martesën, punën, karrierën dhe jetën e tij.

Atë që ndodh në “Kasketën” e Kastro Zizos mund ta shikoni çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 23:00 në televizionin A1 Report.