"Kasketa" e Kastro Zizos në Tv A1
Report, rrëfehet Mevlan Shanaj

Report, rrëfehet Mevlan Shanaj">
TIRANE - Personazhi i së shtunës në emisionin "Kasketa" në televizionin A1Report, i cili rrëfeu se ç'fshihet nën "Kasketën" e tij, ishte Mjeshtri i Madh, Artisti i Merituar, profesor Mevlan Shanaj.

Në puntatën e së shtunës mbrëma Kastro Zizo, moderatori i emisionit më të ri në televizionin A1Report,  'e mërziti' paska profesorin kur e la të priste në lokal për disa minuta, por jo të vetëm, pasi gjendej nën shoqërinë e "kamerës së A1Report!". "Ne jemi gjithmonë në opozitë me kohën", shprehet profesori për të hedhur pas merakun e Kastros të të qenit "vonë në takim". Situatë e cila kaloi rrjedhshëm mes batutash nga Kastro e prof. Mevlani, e duke pasuar më tej një bashkëbisedim të këndshëm e rrëfimtar mes tyre.

Profesor Mevlani rrëfeu për librin e tij të parë, ndjesitë si bashkëshort, por edhe gjysh. Gjatë bashkëbisedimit Mjeshtri i Madh ka rrëfyer edhe të tjera detaje të jetës së tij artistike.

"Kasketa", është format i cili vjen ndryshe jo vetëm në ekranin e televizionin A1Report, por përgjithësisht në ekranet shqiptare, kjo pasi sjell njëherësh zhanre të ndryshme, fiction, reportazh, madje edhe reality show,  "mënyrë simbolike për të kuptuar se çfarë ndodhet poshtë Kasketës", siç shprehet vetë moderatori Kastro Zizo.

Arjan Çani, Henri Çili, Shpëtim Nazarko, Besjan Pesha, janë ndër personazhet e parë të emisionit i cili ka nisur suksesshëm në televizionin A1Report duke arritur një shikueshmëri të lartë.

Personazhet vijnë ndryshe çdo të mërkurë dhe të shtunë në mbrëmje në orën 23:00 në "Kasketa" me Kastro Zizon, në televizionin A1Report.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar