Kaso: 2 marsi s'është për partitë politike! Reagimi i opozitës kundër 'grushtit të shtetit' s'pati efektin që pritej (VIDEO)

2 marsi nuk është për partitë politike. Kështu shprehet përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso në studion e Report Tv në "Pa Protokoll". Sipas tij, ky vendim i presidentit Meta ka ardhur si pasojë e kapjes të të gjitha institucioneve qeveria. Ai zgjodhi të mos përgjigjet në emër të opozitës, po tha se personalisht do të merrte pjesë.

"Nuk është për partitë politike, po për qytetarët. Çdo njeri që e ndjen veten për të qenë i pranishëm me praninë e tij, në mënyrë simbolike duhet të shkoj. Unë personalisht e konsideroj shqetësim të madh përdhosjen e demokracisë, do shkoj", tha Kaso.

Për Kason, opozita ka bërë detyrën e saj duke "demaskuar" qëllimet e fshehta të kësaj mazhorance edhe pse sipas tij, kjo "betejë" nuk ka pasur efektet që pritej dhe sërish fajtor bën mazhorancës.

"Në një vend normal do kishte përgjegjësi, por ne nuk jemi një vend normal. Për çdo institucion kemi bërë një betejë, nuk ka patur efektet që prutej nga reagimi i opozitës. Për Reformën në Drejtësi, ka reaguar opozita, është anatamuar nga drejtësia e re sikur ka frikë. Kur opozita denonconte zhbërjen e parlamentit dhe shuarjen e çdo hapësire të debatit, të gjithë merreshin me hallin e opozitës. Kur merreshim me denoncimet për KLP, KLGJ që po zgjidhen me emra të përveçëm, thonin që duhet të merret me politikë jo me emra konkretë. Është zhvendosur vëmendja nga aksioni opozitar, nuk do ishim katandisur sot këtu. A bëri mirë opozita për djegien e mandatave apo kishte rrugë të tjera, kjo është e hapur për debat. Në 30 qershor u bë një llogari e thjeshtë. Opozita ka njerëz dhe e provoi gatishmërinë e tyre. Do t'i çonte të përballte fizikisht dhe kishte mundësi ta bënte, do të kishte një kosto shumë të lartë. Bëri një llogari të thjeshtë. Nuk e çoi vendin në përplasje të fizike", tha Kaso.


Lajmi kryesor:

2 marsi i Metës/ Klosi: Iu drejtua PD-së se s'ka njerëz! Kikia: Demostrim force! Kaso: Jo për partitë politike


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU