Pronari i ri është një kompani e krijuar në vitin 2016 dhe aksionerë të saj janë Arjan Dhimertika, Qazim Qazimi dhe Ridgers Mema. Ndërsa në bordin mbikëqyrës të kompanisë janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.
Kapaciteti i projektuar përpunues i Impiantit të Distilimit është 500.000 ton/vit nafte bruto.
ARMO deri tani ka patur dy rafineri, atë të përpunimit të naftës në Ballsh dhe të bitumit në Fier. Rafineria e naftës deri pak javë më parë ishte në përdorim nga kompania offshore IRTC, e cila së fundmi e braktisi atë duke lënë rreth 60 milionë euro të papaguara dhe punonjësit pa paga. Aktualisht rafineria e Ballshit i ka kaluar një tjetër kompanie, Allum Enterprise, ndërsa puna nuk ka filluar ende, ndonëse po negociohet me punonjësit.
s.k/Shqiptarja.com








