/ATSH/.- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, deklaroi sot se "FSK është e gatshme të transferohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, e cila do të ketë qëllim mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të saj".
Ai në manifestimin ushtarak "Dita e Forcës", i cili po zhvillohet në Kazermën "Adem Jashari", tha se sot po festohet përvjetori i 6-të i FSK-së.
"FSK si forcë profesionale është institucioni më i besueshëm në Kosovë. Ky fakt na bënë krenarë, por edhe të ruajmë këtë besueshmëri", tha ai.
Kastrati u shpreh se "arritjet e FSK-së janë të prekshme dhe të pritura, pasi gjatë gjithë këtyre viteve ka ngritur standardet në realizimin e detyrave./Kosovapress/
/Shqiptarja.com