Biznesmeni i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, rrezikon të humbas 3.2 milionë dollarë dhe 450 mijë euro. Shuma është sekuestruar në bazë të ligjit “Antimafia” dhe se prej dy ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dalë para gjykatës në konkluzionin se kjo shifër financiare duhet të konfiskohet dhe të kalohet në llogari të shtetit. Sipas akuzës këto para mendohet se janë vënë gjatë një procedure mashtrimi, që DIA ka ndjekur me kompaninë Çeke “Cez Shpërndarje” për mbledhjen e borxheve financiare tek konsumatorët.
Prokuroria ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete të paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal,ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri,tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar.
Transfertat bankare
Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) ”Asset”, Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”. Disa nga këto kompani janë fiktive sepse nuk kanë zhvilluar aktivitet ekonomik. Në llogaritё e kompanisë ”Adriatic Development Corporation Ltd” janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё miljona Euro. Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojnë transfertat e bëra,hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj.
Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara.
Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme,ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.Përshkrimet në transfertat dalëse janë trajtuar si pagesa për studime fizibileteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyra, për konsulencë, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje.
Fiktive
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal,ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri,ku disa kanё aktivitet tregtar.
Transferimi
Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme,ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sekuestrimi
Transferimi i parave,Ismailaj nuk bëri deklarime në tatime
Rezulton gjithashtu se, megjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të konsiderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive. Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llogarive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që tashmë kërkohet të konfiskohet.
Redaksia online
(A.N/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO