Pritej të merrnin tre pikët, por ndeshja e javës së katërt në kategorinë e parë mes Kastriotit dhe Tërbunit është mbyllur me shifra 0-0. Skuadra krutanë e cila deri më tani ka siguruar tetë pikë në kampionat pretendonte të likuidonte pukjanët, por në stadiumin Redi Maloku 90 minutat janë mbyllur me shifrat 0-0.
Vlen për t’u theksuar se Kastrioti shpërdoroj raste të shumta, ndërsa në përfundim të takimit në fushë pati edhe tension. Trajneri Ndreu por edhe disa pjestarë të stafit krutan kundërshtuan vendimet e gjyqtarit Belbja dhe shkuan për t’i kërkuar llogari këtij të fundit.