Kastro së shpejti me
projekte të reja muzikore

Kastro së shpejti me<br />projekte të reja muzikore
Prezantuesi dhe këngëtari Klevis Bega ose Kastro Zizo është shprehur në Facebook se së shpejti do të kthehet në botën e muzikës me projekte të reja: “Ok. Lajmërime muzikore: Duke u menduar pak isha në dilemë për ti zbuluar projektet e mia muzikore apo jo! Vendosa që po.



Në fund të fundit muzikën përveç se e bëj për vete e bëj më shumë për ju. Të enjten në Top Fest kënga jashtë çdo eksperimenti por, shumë simpatike në bashkëpunim me Borjana Dokle- Georgieva. Një këngë që do ju shoqërojë në kujtimet e verës. Këtë fundjavë fillojnë xhirimet e këngës që do bëjë të mendushëm dhe kërcyshem shumë nga ju...vjen me shoqen time të vjeter Elinara Shehu.



Pas tyre dal dhe vetëm me 2 projekte të tjera. Pushimi i gjatë në muzike...mbase diçka e mirë del! Flm”,-ka shkruar Kastro në faqen e tij në Facebook. Kastro vijon programin e tij Kasketa në televizionin A1 Report.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve