Kastro Zizo: Jam detyruar të marr
borxh për t'u kujdesur për fëmijët

Kastro Zizo: Jam detyruar të marr<br />borxh për t'u kujdesur për fëmijët
Duke i patur gjithnjë në ekrane, në radio apo në rrjete sociale, ndonjëherë harrojmë që edhe personazhet publike hasin vështirësi në jetët e tyre. Një prej tyre është dhe Kastro Zizo, i cili në një intervistë përballë Gerta Gixharit në TVSH, rrëfeu problemet e të qenurit baba i dy fëmijëve të vegjël, me dy nëna të ndryshme.

Artisti rrëfeu se djali i tij Dankan dhe vajza Nia janë takuar bashkë vetëm një herë. Nënat e tyre janë treguar të kujdesshme që t’i edukojnë fëmijët me dashuri për Kastron edhe pse sipas tij, të dyja ‘e urrejnë’.

I pyetur se si e përballon dhe a i përmbush detyrimet e tij si i divorcuar për fëmijët që nuk jetojnë me të, këngëtari tha se ndonjëherë ka qenë e vështirë për t'u përgjigjur në kohë me pagesa, por ai ka ditur t'i sigurojë ato duke marrë para borxh.
kastro zizo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot