Katalonja është e vendosur për të fituar pavarësinë e saj nga Spanja. Për këtë, presidenti Artur Mas tha se ka në plan thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme rajonale, ndonëse nuk propozoi një datë konkrete për mbajtjen e tyre.

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij në Barcelonë, Mas tha se dëshiron të krijojë një koalicion me të gjitha partitë që janë në favor të pavarësisë. Kjo, sipas tij, do të ishte e vetmja rrugë që katalanasit të shprehin mendimin e tyre.

Artur Mas shtoi se nëse ai bashkë me përkrahësit e tij do të fitonin shumicën absolute, ai do të japë dritën jeshile për të nisur një proces që mund t’i hapë rrugë Katalonjës së pavarur.

Prokurorët publikë në Spanjë kanë nisur procedura ligjore kundër Mas dhe zyrtarëve të tjerë katalanës pasi ata mbajtën një referendum jo të detyrueshëm për pavarësinë më 9 nëntor, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese pezulloi votimin. Përafërsisht, 805 e votuesve thanë se e donin Katalonjën të pavarur nga Spanja. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)