KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 2 dhjetorit (VIDEO)

Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.

Zvicra e futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ka eliminuar nga Botërori Serbinë. Ndeshja në Katar përfundoi 3-2 në favor të ‘helvetëve’, ndërsa serinë e golave e hapi mëngjarashi Xherdan Shaqiri. Edhe pse Serbia përmbysi 2-1, golat e Embolo-s dhe Freuler i dhanë fitoren Zvicrës.

Gjatë ndeshjes nuk munguan as përplasjet, me Granit Xhakën, i cili u vendos në shënjestrën e futbollistëve serbë.

Gjithsesi ajo që vlen është se Zvicra kaloi më tej në 1/8 ku do të përballet me Portugalinë, ndërsa Serbia e mbylli grupin e fundit me vetëm 1 pikë.

Para sfidës forcat e sigurisë në Katar tentuan të mos lejonin flamunj shqiptarë dhe të Kosovës në stadium, por gjatë ndeshjes u pa që ishte e pamundur.

Sakaq sfida tjetër e grupit G u fitua nga Kameruni 1-0 ndaj Brazilit, por seleçao u kualifikua si e para dhe në fazën tjetër do përballet me Korenë e Jugut.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane