Mbappe me bluzën e Hakimit dhe marokeni me atë të francezit ishte mesazhi më i bukur që futbolli dha në gjysmëfinalen e Botërorit të mërkurën. Dy futbollistët të cilët për 90 minuta ishin kundërshtarë, por që luajnë së bashku te Paris SG, në fund uruan njëri-tjetrin për arritjet. Për t’u veçuar mesazhi i Mbappe-s, i cili në rrjetet sociale i kërkon ‘Hakimit të mos trishtohen, pasi Maroku bëri historinë’.
Një tjetër video nga gjysmëfinalja ka për protagonist sërish Mbappen, i cili gjatë nxehmjes para gjysmëfinales kundër Marokut goditi me top një tifoz. Menjëherë futbollisti ndërpreu stërvitjen dhe shkoi ti kërkonte falje tifozit, i cili nuk mbeti pa pasoja nga goditja e topit.