KATAR 2022/  ‘E vëmë me bast’ mbyllet duke analizuar Argjentinën fituese, Publiku: Maradona tjetër nivel, Messi e meritoi kupën

TIRANË- Me përfundimin e kampionatit Botëror edhe emisioni “E vëmë me bast” në Report Tv zhvilloi sot takimin e fundit me teleshikuesit.

Gjatë një muaji të Botërorit të Katarit në Report TV kishte tre hapësira dedikuar Kupës së Botës ku përveç “E vëmë me bast” çdo mbrëmje në orën 23:00 erdhi “Botërori no stop” me rastet golat dhe emocionet e të 64 ndeshjeve dhe në mesditë sillnim në ekranin tuaj më të dashur informacionet e larmishme.

Në “E vëmë me bast” çdo ditë publiku kishte mundësinë të telefononte në studio e të jepte parashikimin e tij për ndeshjet. Me praninë e specialistëve Albert Karriqi e Andrea Marko u analizua e komentua në mënyrë profesionale gjithçka e Kupës së Botës.

Sot në takimin e fundit me emisionin “E vëmë me bast” telefonuesit patën mundësinë të japin përjetimet e tyre për finalen dhe Argjentinën si fituese. Duke u pyetur nga moderatori Andi Kapxhiu nëse mund të bënin një krahasim mes Maradonës e Messit publiku njëzëri mendon se Maradona ishte tjetër nivel por edhe Messi është legjëndë dhe e meritonte ta fitonte një Kupe Bote.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana