KATAR 2022/ “E vëmë me bast” parashikon finalet, publiku i “jep” sot Kroacisë vendin e tretë, Argjentinë-Francë 50 me 50

Sot duke nisur nga ora 16:00 luhet ndeshja e parafundit e Kupës së Botës. Kroacia dhe Maroku do të sfidohen se kush do ta mbyllë në vendin e tretë “Katar 2022”.

Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv publiku dhe profesor doktor Albert Karriqi parashikuan fituesit e dy finaleve. Albert Karriqi I ftuar në emision parashikon Marokun dhe Francën si fituese të dy ndeshjeve të fundit të Botërorit. Nga publiku erdhën në studio 7 telefonata dhe 4 prej tyre parashikonin fitoren e Kroacisë sot dhe vendin e tretë për ballkanasit ndërsa tre “votojnë” për Marokun.

Të ndarë ishin telefonuesit për finale e madhe Argjentinë-Francë.

Parashikimi i Albert Karriqit e publikut për dy finalet e Botërorit

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici