KATAR- Në ndeshjen Serbi-Zvicër nuk do të mungojë flamuri shqiptar! Korrespondenti i Report Tv në Katar, Antan Metaj tha se do jenë një grup shqiptarësh që do të bëjnë tifo për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Në mes të Dohës ai ka zgjedhur edhe të shpalosë flamurin shqiptar teksa ishte ‘live’ me gazetarin Andi Kapxhiu.
Do jem në stadium. Do bëjmë tifo për Zvicrën. Janë disa shqiptar, por është vështirë për të gjetur bileta. Flamuri shqiptar nuk do të mungojë. Kemi disa serb që po kalojnë, prandaj do e valëvisë. Serbët le të shtrembërojnë fytyrën”, tha ai.
Metaj ka treguar edhe sesi u prit eleminimi i Gjermanisë nga Botërori.
“Ishte një surprizë, se cilësohej si pretendete”, u shpreh Metaj, e ndërsa tha se tani më faza e ardhshme pritet të rezervojë edhe më shumë spektakël pasi nuk do falet asnjë gabim.
“Të gjithë do jenë të në ankth, se gabimi më i vogël mund t’u kushtojë”, shtoi Metaj.
Në fund, Metaj foli edhe për organizimin e botërorit në Katar, ku tha se pavarësisht asaj që është përceptuar në media, duke e parë nga afër, është gjithçka një panoramë tjetër.
“Është gabim të gjykojmë pa e parë si do vazhdojë, çdo transmetim negativ, e vërteta do dalë, brenda në vend është diçka super wow”, tha ai në Report Tv.
Komente











aaa shume mire tani u zgjidhen te gjitha problemet e shqiptareve neper bote!
PërgjigjuKeta nuk heqin dore nga provokimet njelloj si ai maloku qe ngriti flamurin me dron ne Beograd. Sporti eshtr per miqesi ndaj kombeve jo per provokim dhe lufte se po te jete per lufte dihet qe Serbia eshte nga me te armatosurat ne rajon dhe me luftarake prandaj mos u fryni si gjeli mes plerave o shpellare.
Përgjigju