Trajneri i Brazilit, Tite ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes me Korenë e Jugut në Botëror. Dy yjet e skuadrës, Gabriel Jesus dhe Alex Telles kanë mbyllur aventurën e tyre në Kupën e Botës për shkak dëmtimi.
Sulmuesi Jesus pësoi një dëmtim të rëndë në gju përballë Kamerunit, teksa mungesa e tij është konfirmuar nga stafi mjekësor. Me probleme për shkak lëndimi është edhe Alex Telles. Mbrojtësi pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar me frakturë, teksa mungesa e tij ndryshe nga e Jesus ende nuk është konfirmuar në 100 përqind.
Gabriel Jesus