Në emisionin “E vëmë me bast” në Report TV sot u diskutua dhe u parashikuan dy ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës. Finalja e “vogël” Kroaci-Marok dhe Argjentinë-Francë finalja e madhe e Katar 2022.
Specialisti i futbollit Andrea Marko I ftuar në studio nuk parashikon do një fitues për finale por dy ditë nga zhvillimi I saj ai thotë që shanset janë 50 me 50. Por Marko e ka një parashikim për fituesen e finales së vogël që sipas tij do jetë Kroacia.
Edhe publiku është i të njëjtit mendim e parashikim se Kroacia do e fitojë finale e vogël ndërsa nga tërësia e telefonatave për finale e madhe nuk përcaktohet dot një fitues. Kjo pasi dy prej telefonuesve shohin Francën fituese e dy të tjerë Argjentinën.