Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Botërorit të Katarit. Në emisionin “ E vëmë me bast” në Report Tv profesor doktor Albert Karriqi parashikon një finale mes amerikano jugorëve dhe kampionëve të Botës në fuqi por nuk do ishte i surprizuar nëse Kroacia e kalon Argjentinën.
Interesante dhe të larmishme kanë qenë mendimet e parashikimet nga publiku për çiftin finalist. Tre nga katër telefonues e dërgojnë Kroacinë në finale e dy prej tyre shohin Marokun. Si çifte dy nga katër telefonues mendojnë se në Katar do përsëritet finalja e katër viteve më parë Kroaci-Francë.