Kupa e Botës 2022 nis në 20 nëntor në Katar. Vendi organizator ka pasur kërkesa të shumta nga tifozët, të cilët duan të jenë dëshmitarë nga pranë për të ndjekur kombëtaret e tyre. Fluksi i tifozëve apo vizitorëve për periudhën e Botërorit ka qenë i lartë, me hotelet që janë të rezervuara për të gjithë muajin që zhvillohet aktiviteti i futbollit.
Në të tilla kushte, organizatorët dhe vetë qeveria në Katar kanë menduar për të krijuar një 'fshat të tifozëve'. Me qëllim për të krijuar sa më lehtësi, në rrethinat e Doha dhe qyteteve të tjera janë krijuar vendstrehime me konteinerë. "Al-Emadi" quhet fshati i tifozëve në Doha, me ultrasit dhe vizitorët që do duhet të paguajnë 200 euro për një natë qëndrimi. Çmime 'të kripura' për ultrasit, me vendet që kanë nisur të rezervohen. Duket se Katari në muajin e Botërorit do përballet me shumë sfida, që nga tifozët, strehimi, transporti dhe siguria.
"Al-Emadi"