KATAR 2022/ Përplasja brutale e la me pasoja, princi e Arabisë Saudite e nisi në Gjermani! Futbollisti: Tifozët meritonin fitore

KATAR 2022/ Përplasja brutale e la me pasoja, princi e Arabisë Saudite e nisi në Gjermani! Futbollisti: Tifozët meritonin fitore

Moment nga përplasja e ashpër

Tre ditë më parë Arabia Saudite arriti një fitore historike në Botëror, duke mposhtur me përmbysje 2-1 Argjentinën favorite për të fituar Katar 2022. Mirëpo kjo ndodhi me një kusht të rëndë për futbollistin Yasser Al Shahrani, i cili u përplas brutalisht nga portieri i tij në tentativë për ti dhënë fund një aksioni të rrëzikshëm të amerikano latinëve.

Kjo përplasje shkaktoi panik edhe në stadium, pasi Yasser Al Shahrani fillimisht nuk po reagonte. Pasi u nxorr nga fusha me barrelë u mësua se ai kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe një nofull të thyer.

Menjëherë princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, vendosi ta dërgonte me avion privat në Gjermani. Al Shahrani tani është mirë dhe kjo falë operacionit që shkoi ashtu siç pritej. Ai menjëherë ka bërë edhe një komunikim nga spitali, që ka marrë shumë shpërndarje, pasi shprehet:

“Vetëm doja t'ju siguroja se jam mirë. Urime për fitoren, tifozët sauditë e meritojnë."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin