'Katar 2022' rekord shikueshmërie, lë pas Botërorin e Rusisë

'Katar 2022' rekord shikueshmërie, lë pas Botërorin e Rusisë

Botërori

Fitorja 2-0 e Ekuadorit ndaj Katarit dhe hapja e Kupës së Botës u ndoq nga 7.2 milionë shikues nëpërmjet televizonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndeshja e së dielës u pa nga 3.22 milionë fansa në transmetimin në gjuhën angleze, teksa u ndoq nga 4 milionë të tjerë në transmetimin në gjuhën spanjolle.

Shikueshmëria u rrit me 88 përqind këtë vit, krahasuar me hapjen e Kupës së Botës në 2018-ën. Asokohe kompeticioni u luajt në verë dhe Rusia fitoi 5-0 me Arabinë Sudite në ndeshjen hapëse. Të dyja ndeshjet filluan në orën 11:00 me orën e lindjes. Audienca e Telemundo u rrit me 164 përqind nga 1.54 milionë në 2018. Këto të dhëna të matshme janë publikuar nga Associated Press.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hamasi i thotë 'Po' propozimit për një armëpushim në Gaza

Hamasi i thotë 'Po' propozimit për një armëpushim në Gaza