KATAR 2022/ Arabisë Saudite i mbaron 'magjia', Polonia e mposht me 2 gola! Lewandowski shënon golin e parë në Botëror, polakët në krye të grupit C (VIDEO)

FT/ Polonia 2-0 Arabia Saudite (Zielinski 39', Lewandowski 82')

Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite për raundin e dytë në grupin C të Kupës së Botës. Për polakët shënuan Zielinski dhe Lewandowski, teksa portieri Szczesny ishte hero te Polonia me penalltinë e pritur në fundin e pjesës së parë.

Ndeshja nisi e fortë në mesin e fushës, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin pas. Me kalimin e minutave, të dyja kombëtaret kërkuan të shkonin te goli, duke patur rastet respektive. Do duhej minuta e 39 e ndeshjes që Zielinski të kalonte në avantazh polakët pas asistit të Lewandowskit. Me polakët në festë, skuadra e Arabisë Saudite fitoi 11 metërshin në minutën e 45, teksa goditja e Dawsari u prit nga Szczesny në dy kohë, duke qenë hero te polakët.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Arabinë Saudite, që pati disa raste të pastra shënimi. Me ligjin e pashkruar të futbollit që "nëse nuk shënon do pësosh", Lewandowski mbylli llogaritë në minutën e 82 të ndeshjes. Kapiteni polak gjeti golin e parë në një Kupë Bote.

Pas ndeshjes së dytë në grupin C, Polonia me katër pikë qëndron në krye, teksa Arabia Saudite në vendin e dytë me tre pikë. Meksika ka një pikë, ndërsa Argjetnina zero pikë. Në 20:00 luhet Meksikë - Argjentinë. Kujtojmë se Arabia Saudite në ndeshjen e parë mundi Argjentinën e Messit.

Renditja:

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
VIDEO/ Zemra e ndarë në dysh, tifozi i Arabisë Saudite heq bluzën dhe shfaq atë të Polonisë pas humbjes në Kupën e Botës

Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite në Kupën e Botës. Në fundin e ndeshjes një nga tifozët e arabëve ka hequr bluzën e kombëtares së tij dhe ka shfaqur atë të Polonisë. Duket se humbja nuk i ka bërë mirë tifozit, me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

 

Ora 15:49
VIDEO/ Polonia arkivon tri pikët, Lewandowski shënon golin e parë në një Kupë Bote! Gafë e mbrojtjes

Poloni 2-0 Arabia Saudite. Robert Lewandowski shënon golin e dytë për polakët në minutën e 82. Kapiteni i Polonisë gjen golin e parë në një Kupë Bote edhe pas gafës së mbrojtjes së Arabisë Saudite.

 

Ora 14:52
KATAR 2022/ Zielinksi kalon në avantazh Poloninë, Arabia Saudite gabon penallti! Szczesny hero (VIDEO)

 

39’ Robert Leënadoëski asiston për Zielinskin dhe ky i fundit nuk gabon duke kaluar Poloninë në avantazh. Gjithsesi nuk kaloi shumë dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Arabia Saudite fitoi penallti. Nga 11 metrat Al Daësari gaboi dhe pas tij një tjetër në tentativën e dytë, me portierin Szczesny i cili u shndërrua në hero.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Disiplina lë Bylisin pa trajner, e pëson edhe Kukësi

Disiplina lë Bylisin pa trajner, e pëson edhe Kukësi