Bashkimi Botëror i Mendimtarëve Myslimanë, të drejtuar nga predikuesi influent i katarit Youssef Al Qaradaoui, gjykoi sot se veprimet e Shtetit Islamik, një grupim xhihadist shumë i dhunshëm i shtrirë në Siri dhe Irak, shkel ligjin e sheriatit.
"Vrasja e të pafajshëme, myslimanë ose jo, nga disa grupime si Shteti Islamik që e bëjnë këtë duke u fshehur pas konsideratave fetare është një akt kriminal dhe shkel ligjin e sheriatit", njofton ky grupim në një komunikatë.
"Bashkimi Botëror ndalon kategorikisht këto lloj veprimesh të kryara nga këto grupime", shkruhet në këtë tekst të publikuar në Doha, ku qëndron Youssef Al Qaradaoui, një predikues i shumëpërfolur me origjinë egjiptiane i konsideruar si lideri shpirtëror i vëllezërve myslimanë.
OKB-ja akuzoi të hënën Shtetin Islamik se po kryen spastrim etnik dhe fetar dhe i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të mos lërë pa ndëshkuar këto krime./ATSH/
/Shqiptarja.com