TIRANË - Dy ditë pas katastrofës në bregdetin e Durrësit, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se situata është përmirësuar dukshëm dhe se është hequr pjesa e rërës së ndotur si pasojë e vajrave të djegur që nxinë thuajse 3 kilometër vijën bregdetare të Durrësit. Në një lidhje telefonike për Report TV, ministri tha se pjesa më e madhe e hidrokarbureve derdhur në det nga një anije ende e paidentifikuar, ka dalë në breg dhe se kanë mbetur shenja të pakta të ndotjes së ujit të detit.
Kreu i dikasterit të Bujqësisë thotë se është e pavend që kjo ngjarje të politizohet nga ana e opozitës, pasi nuk bëhet fjalë për neglizhencë të strukturave ligjore me masa parandaluese, por për njerëz të papërgjegjshëm që sipas ministrit duhet të ndëshkohen sa më parë.
"Kjo është një ngjarje kriminale, nuk është se ka ndodhur ndonjë cajke tubacioni... Në çdo vend të botës ka njerëz të papërgjegjshëm që shpresoj të kapen dhe të vihen para përgjegjësisë, nuk besoj se flitet për parandalim por për mënyrë të rrufeshme për të reaguar, pas kjo mund të ndodh në çdo vend me struktura ligjore të mirëpërcaktuara. Rasti ku nuk ja vlen të bëhet politikë është ky, opozita do bëjë punën e saj, por nuk është ky rasti. Raste të ngjashme me dimensione shumë të mëdha kanë ndodhur edhe më parë dhe në vende të tjera të botës, si në Teksas ku forcat politike u mobilizuan", theksoi Panariti.

( Bregdeti i Durrësit pas pastrimit )
Veprimi i parë që Panariti mori si ministër i Bujqësisë ishte ajo e pezullimit të peshkimit, duke marrë parasysh riskun e lëvizjes së peshqëve nga zona e ndotur në zonat e tjera të bregdetit të Durrësit. Ministri sqaroi se ky vendim është marrë vetëm për peshkimin amator në bregdet dhe jo atë në thellësitë e detit. Ndërsa pezullimi i peshkimit është ende në fuqi, ministri i Bujqësisë tha se priten analizat e molusqeve për të parë se si do të veprohet më tej.
Duke ju referuar veçorisë që kanë hidrokarburet për të mos tejçuar në thellësi, ministri Panariti përjashtoi mundësinë që ndotja të ketë depërtuar edhe në thellësinë e detit. Megjithatë - tha ai- për të qenë 100 % të sigurt, janë marrë për tu analizuar edhe mostra nga fundi i detit.
"Po bëhen analizat e ujit të detit për të parë shkallën e ndotjes. Përgjithësisht hidrokarburet kanë tendencën për të lundruar në sipërfaqe për të mos precipituar, karakteristikë e vajti të djegur. Pra nuk do të kemi precipitim të tyre në fundin e detit. Kam kërkuar të merren mostra edhe në fund të detit", u shpreh ministri Panariti.

( Bregdeti i Durrësit pas pastrimit )

( Bregdeti i Durrësit ditën e ndotjes )

( Bregdeti i Durrësit ditën e ndotjes )

( Bregdeti i Durrësit ditën e ndotjes )

( Bregdeti i Durrësit ditën e ndotjes )
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO