Numri i të vdekurve të konfirmuar nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë i së shtunës që goditi Nepalin ka arritur në të paktën 3.326 persona, njoftojnë 137 zyrtarët vendas.
Sipas Qendrës Kombëtare të Operacionit të Emergjencave numri i të plagosurve ka arritur në 6500 persona. Po ashtu raportohen se shumë të vdekur ka dhe në dy shtetet fqinje, në Kinë dhe në Indi. Gjithashtu tërmeti shkaktoi shumë të vdekur në malin Everest si pasojë e orteqeve të mëdha.
Qindra njerëz të cilët kanë humbur familiarët dhe të afërmit e tyre janë detyruar të kalojnë netët jashtë pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht. Një pjesë e tyre janë vendosur nëpër çadra dhe shprehen të frikësur dhe nuk pranojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre pasi lëkundjet sizmike pritet që të vazhdojnë.
“Ne nuk kemi ku të shkojmë, shtëpia jonë është shkatërruar plotësisht”, është shprehur një 34-vjeçarë, teksa ishte duke fjetur në rrugë me familien e tij. Misionet e ndihmës dhe të shpëtimit kanë ardhur dhe pritet të vijnë edhe në vazhdim për të ndihmuar të gjithë personat e prekur nga tërmeti në Nepali, i cili është më i fuqishmi i 80 viteve të fundit. Helikopterë dhe ekipe të shumta shpëtimi janë vënë tashmë në dispozicion për nxjerrjen e trupave.
/Shqiptarja.com

Toka e Nepalit lëkundet sërish Vazhdojnë kërkimet nën rrënoja