Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi dy ndeshjet e radhës këtë të dielë, të vlefshme për raundin e 17-të. Fitore për Skënderbeun dhe Besën, ndërsa për shkak të mjegullës në Peshkopi, sfida mes Korabit dhe Burrelit nuk mundi të zhvillohej për ditën e dytë radhazi.
Në stadiumin e Kukësit vendasit u mposhtën 0-1 nga Skënderbeu. Një supergol i Renato Gjinit në minutën e 88-të i dha tri pikë korçarëve që dominojnë të Parën dhe duket se kanë 'prekur' Superligën.
Në stadiumin e Luzit të Vogël, Besa ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 3-1 Ilirinë e Fushë-Krujës. Për kavajasit shënuan Chinwendu, William Cordeiro dhe Patrik Treni, ndërsa për miqtë Gresild Lika.
Pas javës së 17-të, Skënderbeu me 40 pikë mban vendin e parë, shtatë pikë më shumë se Laçi. Në zonën e promovimit ndodhen Pogradeci, Kastrioti, Besa dhe Apolonia. Në fund Burreli, Lushnja, AF Luftëtari dhe Kukësi.
Renditja në Kategorinë e Parë
Komente









