TIRANE – Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin, për përjashtimin nga pagesa e drjepërdrejtë e shërbimeve shëndetësore për disa kategori individësh.
Sipas ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur dje, përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor, që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën e përcaktuar, të disa kategorive.
Sipas VKM-së kategoritë që përfitojnë përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për barnat e listës së rimbursueshme si dhe barnat jashtë listës që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën 100 %, të kategorive të mëposhtme janë: Fëmijët 0 - 1 vjeç; Invalidët e plotë, përfshirë edhe invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë; Invalidët e luftës; Veteranët; Jetimët; Pensionistët; Të verbrit me verbëri të plotë; Të sëmurët me sklerozë multiple;Të sëmurët me talasemi; Të sëmurët me insufiçencë renale; Të sëmurët me anemi sekondare nga insufiçenca renale; Të sëmurët në gjendje post transplant; Të sëmurët me defiçit të hormonit të rritjes.
Ndërsa kategoritë që përfitojnë përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për të gjitha shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, lidhur me diagnozën kryesore, janë: Të sëmurët me TBC;Të sëmurët me CA; Të sëmurët me SIDA.
Masa e bashkëpagesës, për këto kategori, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme përcaktohet në përqindje sipas grupeve terapeutike. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com