Katër draftet/ Ja personat që nuk mund të marrin tendera dhe koncesione 

Katër draftet/ Ja personat që nuk mund të marrin tendera dhe koncesione 

Foto ilustruese

Qeveria i jep një tjetër goditje krimit tashmë jashtë mureve të burgut. Tetë kategori personash nuk do të kenë më të drejtë të marrin tendera nga autoritetet publike, të përfitojnë statusin si investues strategjikë, të përfitojnë nga ndihma shtetërore si dhe nuk do të kenë as lehtësira për investime në fushën e turizmit. Kështu parashikojnë katër projektligje të miratuara dje nga Këshilli i Ministrave.

Katër nismat synojnë të izolojnë dhe të mbajnë larg tenderave, koncesioneve dhe investimeve një grup personash që janë dënuar më parë me një vendim të formës së prerë për disa vepra të rënda penale. Konkretisht, do të përjashtohen nga çdo garë për tendera, koncesione, investime dhe ndihmë shtetërore ata aksionerë, pronarë kompanish apo persona që janë dënuar për pjesëmarrje në banda, për korrupsion, mashtrim, trafik droge, falsifikime etj.

Autoriteti kontraktor skualifikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme: Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste; Korrupsion; Mashtrim; Pastrim parash ose financim i terrorizmit; Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste; Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve; Falsifikim; Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në projektligjin e miratuar nga qeveria për ndryshimin e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Zgjerohet rrethi 
Projektligji parashikon që detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik nga gara në një tender apo koncesion, zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij. Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent, që vërteton se ai nuk preket nga këto kritere ndaluese. 

Tre projektligjet e tjera 
Me të njëjtën përmbajtje dhe frymë, qeveria ka propozuar edhe ndryshimin e tre ligjeve të tjera, konkretisht të ligjit nr. 55/2015, “për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ligjit nr. 93/2015, “për turizmin”, të ndryshuar si dhe të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar. Në të tre ligjet qeveria kërkon përfshirjen e tetë kategorive që nuk mund të përfitojnë. Projektligjet pritet të depozitohen në Kuvend, për t’u shqyrtuar më tej në komisionet parlamentare. 

Personat që nuk mund të marrin pjesë në tendera 

1.    Të dënuarit për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
2.    Të dënuarit për korrupsion;
3.    Të dënuarit për mashtrim;
4.    Të dënuarit për pastrim parash ose financim i terrorizmit;
5.    Të dënuarit për vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste;
6.    Të dënuarit për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
7.    Të dënuarit për falsifikim;
8.    Të dënuarit për punën e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 27/10/2018 09:15

    me dy fjal ky te internon. po pse po gabove njer duhet te denohesh per ter jeten tende po ky budallek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë