Katër vjet pas vëllait autorët me
paruke vrasin vëllain tjetë

Katër vjet pas vëllait autorët me<br />paruke vrasin vëllain tjetë
Një 51-vjeçar babai i tre fëmijëve, biznesmeni Saimir Beqiri, që rezulton të jetë vëllai i Gentian Beqirit, vrarë në 2012 në Elbasan, është ekzekutuar pranë biznesit të tij me disa plumba në mesnatën e 11 prillit. Vrasja e Beqirit dyshohet se ka lidhje me një seri ekzekutimesh të ndodhura në Elbasan si pasojë e hakmarrjes mes fiseve Çapja-Mema. Beqiri ka pikasur autorët që po e ndiqnin me automjet në segmentin rrugor Elbasan-Metalurgjik, dhe pas kësaj ka tentuar të fshihet në biznesin e tij, një karburant që e zotëron në këtë segment rrugor.

Sipas burime të prokurorisë së Elbasanit autorët e kanë ndjekur, edhe pasi ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të fshihet. Në këtë vrasje mendohet se kanë marrë pjesë dy persona të maskuar më paruke, të cilët pasi e kanë ndjekur Saimir Beqirin edhe pasi ka zbritur nga makina, kanë mundur ta vrasin atë jo në biznesin e tij, por në një biznes tjetër, aty pranë, kur Beqiri po përpiqej të gjente strehim, për t’ju shmangur vrasësve që e ndiqnin. Beqiri ka vrapuar në oborrin e “Bar Zgara”, një lokal aty afër karburantit, duke dalë në anën e prapme të lokalit dhe ka tentuar që të kalojë murin rrethues, duke përdorur një derë hekuri të vjetër.

Mirëpo pikërisht në këtë moment Saimir Beqiri është arritur nga autori i vrasjes, i cili e ka qëlluar disa herë më pistoletë atë duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja sipas anëtarëve të grupit hetimor mendohet të ketë ndodhur rreth orës 1:30 të natës, ndërkohë që viktima ka njohur autorin e krimit. Ekzekutimi i 51-vjeçarit është bërë në një distancë të afërt, ku autori pasi është siguruar që kishte vrarë Beqirin është larguar nga vendi i ngjarjes duke u ndihmuar nga një person tjetër, që e priste në rrugë me makinë.

Pistat hetimore
Lidhur me këtë vrasje policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor, duke u fokusuar në dy drejtime të vetme. Pista e parë ku hetuesit janë përqëndruar ka të bëjë me atë të hakmarjes. Kjo pasi viktima Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit, i vrarë në 2012 brenda në banesën e tij, por në fakt i akuzuar nga prokuroria si njëri nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas, në dhjetor të 2005. Hetuesit thonë se konflikti mes fiseve Çapja dhe Mema, nuk kanë të mbaruar, kjo pasi vrasja vjen vetëm 2 muaj pas masakrës së trefishtë në Elbasan, ku u sulmuan me armë anëtarët e fisit Çapja, teksa qëndronin në një lokal.

Në këtë sulm me breshëri automatiku,janë vrarë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa janë plagosur 10 persona të tjerë. Pikërisht këto vrasje, sipas hetuesve mund të jenë bërë shkak në hakmarjen e shpejtë të fisit Çapja, duke vrarë shtetasin Saqimir Beqiri, i cili si pasojë e kësaj hakmarje ka humbur 4 vite më parë vëllain e tij, Gentian Beqirin dhe babain Nezir Beqiri. Ndërkohë pista e dytë ku hetuesit janë përqëndruar është ajo e lidhjes së vrasjes së Beqirit me aktivitetin e tij kriminal, kryesisht në fushën e trafikut të drogës në Itali dhe trafikut të klandestinëve. Disa vite më parë viktima ka patur veprimtari kriminale.

Autorët me paruke
Vrasja e Saimir Beqirit, ka bërë që policia e Elbasanit të sekuestrojë pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve aty pranë, të cilat kanë fiksuar autorët e krimit dhe automjetin me të cilin ata po lëvizin. Burime pranë grupit hetimor thanë se pas verifikimit të pamjeve filmike ka rezultuar se automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët është i tipit “Mercedes-Benz Elegancë”, ndërkohë që autorët mëndohet se kanë qënë të maskuar me paruke.

Gjatë ditës së djeshme policia kryevi disa kontrolle në dhjetëra banesa duke shoqëruar dhe 15 persona, por askush prej tyre duket se nuk ka dhënë informacione të vleshme për këtë ngjarje.Nisur nga kjo situatë, të gjithë të shoqëruarit janë lënë të lirë, duke bërë që pas 24 orë asnjë person të mos arrestohet për këtë vrasje.

Distancë e afërt
Ekzekutimi i 51-vjeçarit është bërë në një distancë të afërt, ku autori pasi është siguruar që kishte vrarë Beqirin është larguar nga vendi i ngjarjes duke u ndihmuar nga një person tjetër, që e priste në rrugë me makinë.

Pas dy muaj
Hetuesit thonë se konflikti mes fiseve Çapja dhe Mema, nuk kanë të mbaruar, kjo pasi vrasja vjen vetëm 2 muaj pas masakrës së trefishtë në Elbasan, ku u sulmuar me armë anëtarët e fisit Çapja, teksa qëndronin në një lokal.

Me paruke
Në këtë vrasje mendohet se kanë marrë pjesë dy persona të maskuar më paruke, të cilët pasi e kanë ndjekur Saimir Beqirin edhe pasi ka zbritur nga makina, kanë mundur ta vrasin atë jo në biznesin e tij, por në një biznes tjetër kur Beqiri po përpiqej të gjente strehim, për tju shmangur vrasësve që e ndiqnin.
 
Hasmëria e pandalshme mes dy fiseve Mema-Çapja

Vrasja e Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir dhe kërcënimi i prokurorëve
Tetë muaj pasi ishte vrarë kushëri i Fadil Memës, Iliri Rrexhepi, dyshohet se anëtarë të fisi Çapja janë hedhur sërisht në aksion për të vijuar hakmarrjen. Rradha i kishte ardhur Gentian Beqirit, i cili në 26 dhjetor të 2005 kishte qëlluar mbi Sokol Çapjan.

Beqiri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, dhe qëndronte në “arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Lartë i kishte prishur dënimin me 18 vite burg. Sipas policisë në 15 gusht 2012 Florenc Çapja që mbeti i plagosur dy ditë më parë, nip i Sokolit dhe Ardjan Çapjas së bashku me shokun e tij Arben Jaçe, kanë mashtruar dy policët që ishin caktuar me shërbim për të ruajtur Beqirin për të mos u arratisur nga banesa. Sipas akuzës Çapja e Jaçe i kanë pohuar policëve se ishin shokë të Beqirit dhe do i shkonin për vizitë. Nëna e Beqirit kishte dalë për të bërë pazar. Në banesë ndodhej vetëm Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri.

Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht, duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup teksa flinte gjumë. Autorët kanë zbritur sërisht nga kati i pestë i pallatit pa u shqetësuar nga dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes, shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe.

Në atë periudhë kryeprokurori i Elbasanit Elvin Gogaj ka nxjerrë urgjentisht dy urdhër-arreste për personat e mësipërm. Florenc Çapja është kapur në fshatin Mëngel, duke pretenduar se po kthehej nga Maqedonia. Florenc Çapja, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka pranuar pjesëmarjen në vrasje dhe ka deklaruar se në orën 22:00 të një nate më parë së bashku me xhaxhain e tij Ardian Çapja, djalin e hallës Ardit Sinakolli dhe një shokun e Arditit të quajtur Aldi Kozarja, kanë shkuar në Maqedoni për të parë për kaldaja ngrohjeje për banesa. Verifikime janë bërë në disa drejtime dhe mes të cilave dhe vula e vendosur në pasaporta në doganën e “Qafë-Thanës”, ku nga një akt-ekspertimi rezultoi se ajo ishte falsifikuar.

Pavarësisht kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes. Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtyarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të reme” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët janë dënuar me nga 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë dosja për dy vrasjet është pezulluar duke mbetur pa autor.


saimir beqiri
( Viktima Saimir Beqiri )

nezir beqiri dhe gentian beqiri
(Nezir Beqiri babai i viktimave dhe Gentian Beqiri të vrarë në 2012)

vrasja elbasan me logo
(Policia në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i Saimir Beqirit )​



  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë