'Kathimerini': Pala greke, në pritje të lëvizjeve të radhës të Ramës! Athina është në konsultim me Fredi Belerin

'Kathimerini': Pala greke, në pritje të lëvizjeve të radhës të Ramës! Athina është në konsultim me Fredi Belerin

Edi Rama

Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në mediat helene për shkak të arrestimit të Fredi Belerit.

Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan sot se ‘Athinë është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës’ sa i takon çështjes Beleri.

“Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro , i cili përballë Fredi Belerit humbi në zgjedhjet e majit, por vazhdon të qëndrojë në detyre”, shkruan gazeta, e cila përmend tre emra të mundshëm që Rama kishte propozuar për kryetar të përkohshëm të bashkisë.

Por pas një reagimi të Fredi Belerit, i cili artikulonte se kryetar i përkohshëm duhet të jetë një nga këshilltarët e zgjedhur nga rezultatet e majit, tre emrat u anuluan, shkruan me tej Kathimerini.

“Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.

Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një sfond shumë intensiv diplomatik dhe shkëmbime mes Athinës dhe Tiranës në nivele të ndryshme.

E përditshmja greke citon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili një ditë më parë në konferecën me gazetarët tha se “ka negociata, ide dhe angazhime nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”.

Sipas gazetës, kryediplomati shqiptar vuri në dukje se “vendimi i gjykatës speciale po shqyrtohet nga qeveria dhe po shqyrtohen të gjitha hapat që do të çojnë në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kleo: 29/12/2023 13:44

    Greqise duhet ti tregohet vendi se jane monarko fashiste,pushtuan Camerine i vrane e i plackiten por kjo nuk ndodh me se Shqiperia ka shtet.

    Përgjigju
  • Himarioti: 29/12/2023 12:08

    Gazeta Kathimerini shkruan qe Endri Fuga eshte personi qe komunikon me palen Greke per nje zgjidhje. Nejse do duket Shume shpejt nese Rama ka bere mareveshje ne Micotaqin. Jorgo Goro sipas ligjit shqiptare nuk mund te largohet sepse do Qeveria Shqiptare ose Greke, ai ne kete situate vetem doreheqje mund te jap, dhe 1 nga te 2 zv.Kryetare te bashkise mund te drejtojn bashkine. Fredi Beleri ate qe kerkon nuk eshte ne asnje ligj. Keshtu qe Rama gabon me postimin e tij ne platformen X per Goron. Prandaj dhe Goro eshte akoma atje. Nga ana tjeter person me te mire se ai per moment nuk ka ne Bashki, per ta drejtuar. Cdo emer tjeter do ishte gabim nga ana e Qeverise, sic gabim do te ishte dhe lirimi i Belerit.

    Përgjigju
    • Jan korriku: 29/12/2023 14:00

      Ska leshim aj duhet te rrije ne burg edhe per qeshtet e tjera. Sa i perket ketyre qe dalin dhe shesin vendin tone per 5 lek te kerkojne historine shqiperia shtrihej deri ne karpenis por po te ishte shqiperia nje vend me i pasur nuk do ndodhte kjo se do ishin te gjith shqiptar

  • Arber Shqiponja: 29/12/2023 10:27

    Nese Edi Rama do I lëshojë pe Greqisë do te jete turp I madh per politiken Shqiptare.Kjo do te thotë se AI duhet ti lëshojë vendin dikujt tjeter qe nuk ben koncesione ne dem te interesit kombëtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë, përplasen 2 makina 

Aksident në Korçë, përplasen 2 makina