Katy Perry e "dyshimtë" për lidhjen e saj

Katy Perry e
Katy Perry deklaroi përpara një muaji që ishte ndarë nga i dashuri i saj, Thomas Pentz.

Por, ka qenë Thomas i pari që ka shpërndarë ditën e dielë një fotografi mbi një shtrat të varur duke nxjerrë vetëm këmbët.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Katy Perry duke nxjerrë në foto vetëm fytyrën.

katy perry

Ata i kanë bërë publike fotot në të njëjtën ditë dhe dallohet që janë të dy në të njëjtin ambjent, të shtrirë mbi shtrat të varur.

DJ i njohur me emrin Diplo ka përfunduar duke e fshirë foton nga llogaria e tij por ajo është perceptuar tashmë nga fansat.

Ai u nda nga këngëtarja, pasi Katy donte vetëm lidhje ndërsa Thomas donte diçka më shumë.

Madje kur ai ka dashur të prezantojë të dashurën e tij me prindërit, Katy nuk ka pranuar duke thënë se nuk do që të martohet sërish ose të paktën jo kaq shpejt.

Katy është në turneun e saj “Prismatik World Tour” dhe ka postuar në rrjetin e saj një foto tepër “verore”, e shtrirë në murin e një verande dhe e veshur me pantallona të shkurtra.

Ajo ka zbuluar belin e hollë dhe këmbët sesuale.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)