Emri i saj nuk ka rënë në sy, sepse nuk është e para e listës. Ajo garon e treta për kryeqytetin. Dokumenti i mëposhtëm vërteton se ajo është në listën zyrtare regjistruar në KQZ, sikundërse ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit.
(Valentina Ndocaj e treta në listë në Qarkun e Tiranës)
(Formulari i dekriminalizimit i plotësuar nga Valentina Ndocaj)
Edhe posteri i saj është gati. Partia Bashkimi Demokrat i Shqipërisë e krijuar së fundmi nga Ndocaj do të garojë e vetme pas dështimit që pati Kaubojsi për të bashkëjetuar me Ramën, e më pas për të fituar një vend të sigurt në listat e Bashës.
(Valentina Ndocaj, bashkëshortja e Eduart Ndocajt)
Por fakti që bashkëshortja e Ndocajt, dhe pse kandidon në Tiranë, qarkun më të madh, është vendosur jo si e para, por si e treta në listë, tregon se kandidimi është bërë për të mbushur listën, në mënyrë që KQZ ta pranonte, dhe jo për t’i dhënë rol të drejtpërdrejtë në garë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com